lady gaga

Lady Gaga: Jam përdhunuar kur isha 19-vjeç

Lady Gaga është përdhunuar në moshën 19-vjeçare e më pas i është nënshtruar terapive për të marrë veten pas kësaj ngjarjeje.
Këngëtarja, e cila u intervistua në radio show-n e Howard Stern e tregoi këtë histori pasi u pyet për kuptimin e këngës së saj “Swine”.

Pyetjes se nëse me të ka abuzuar një producent muzikor ajo i është përgjigjur se ka qenë në gjengje të keqe emocionale në atë periudhë, e tani vetëm i vjen për të qeshur.
Unë nuk kam lënë terapi mendore apo fizike pa bërë e u deshën shumë vite për të marrë veten, ka thënë ajo.
Gaga ka shtuar gjithashtu se gjatë asaj periudhe ka frekuentuar shkollë katolike, për të gjetur qetësinë.

Nga Amela Muça