Charlize Theron (1)

18 vite miq, tani burrë e grua

Çifti i famshëm i aktorëve, Charlize Theron dhe Sean Penn kanë intensifikuar planet për martesë. Theron dhe Penn miq prej 18 vjetësh, ndërsa para 8 muajsh nisën një romancë dashurie ashtu krejt papritur, e tani “ëndërrojnë” ta çojnë lidhjen e tyre drejt hapit final, atë të martesës dhe krijimit të një familjeje të madhe dhe me shumë fëmijë.

Charlize Theron (2)

Një burim pranë çiftit ka deklaruar për revistën “Us Weekly” se yjet e Hollywood-it duan të martohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe se janë duke shqyrtuar edhe mundësinë për adoptimin e një fëmije.

Charlize Theron (3)

Muaj më parë, në një intervistë për “Vogue”, Theron pohoi se: “E gjitha ndodhi shumë ngadalë dhe me kujdes të madh nga ana e të dyve, sepse e dinim se ishim në rrezik për të prishur qoftë edhe miqësinë, por të gjitha ndodhën në mënyrë të natyrshme, ndryshime që pa dyshim e bën jetën time më të mirë dhe më të lumtur”.

Charlize Theron (1)

Ne të Runway Albania do ju njoftojmë nese do kemi të reja lidhur me ndonjë datë për dasmën e çiftit duke uruar që gjithçka të shkojë më së miri për të dy.