endri_karaboja

20 pyetje për Endri Karaboja

1.Si nis dita për Endrin?
Dita ime agon në Agon Channel.

2.Hera e parë që je ndjerë sexy?
Nuk e konsideroj veten seksi, edhe pse ma kanë thënë shumë persona.

3.Çfarë të pëlqen tek një femër?
Karakteri dhe zgjuarsia.

4.Një çmenduri që ke bërë për dashuri?
Jam me këmbë në tokë, por më pëlqen të surprizoj femrat.

5.Jeta jote sentimentale përshkruar me 3 fjalë?
Eksplorim, luhatje, dëshirë.

6.Çfarë ke bërë mbrëmë?
Mbrëmë kam qenë në punë me xhirime deri vonë.

7.Si fle Endri?
Endri fle mirë, po kur zgjohet e sheh veten poshtë krevatit.

8.Çfarë nuk mungon kurrë në garderobën tënde?
Në garderobën time çdo gjë është e lidhur me ngjyrën kafe, por kohët e fundit kam nisur të eksperimetoj dhe me ngjyrën e bardhë, përfundimi, jam tip i qëndrueshëm.

9.Cila është veshja e fundit që ke blerë?
Një kostum sportiv pasi më pëlqejnë të tilla kostume gjithashtu më përshtatet dhe me profesionin.

10.Libri që ke mbi komedinë?
Në fakt koha nuk premton shumë për libra, por di të them që më pëqlen më shumë të shoh komedi se të lexoj.

11.Filmi i preferuar i Endrit?
Step up 4

12.Çfarë sheh më shpeh në Tv?
Më pëlqejn shumë filmat kur bazohen në temat e përditshme të shoqërisë gjithashtu dhe dokumentarët më tërheqin goxha.

13.Dhurata e fundit që ke bërë?
Një çantë dhe një varëse për mamin, gjithashtu dhe një buqetë me lule.

14.Na trego një moment të lumtur?
Momenti kur u përzgjodha në një audiocin të fundit ku mora pjesë, ishte momenti më i lumtur për mua.

15.Kënaqësia më e madhe është?
Kënaqësia më e madhe e imja si edhe e çdo balerini, është të preki skenën e La Scala në Milano.

16.Çfarë këndon në dush?
Applause , applause pasi është dhe koreografia e fundit që kam bërë lidhur me këtë këngë.

17.Pjesa jote më delikate?
Familja.

18.Çfarë duhet të të kenë zili të tjerët?
Zilia është e mirë për aq kohë sa i ndihmon të më ndjekin si shembull.

19.Çfarë ke hedhur nga sendet e tua ditët e fundit?
Një orë dore.

20.Mendimi i fundit para se të flesh?
Mos kam harruar ndonjë gjë pa bërë, sepse unë mendoj për punën edhe pas punës.