2pac

“2Pac është gjallë dhe jeton në Kubë”

“2Pac Shakur jo vetëm që është gjallë, por prej shume vitesh tashmë ai shijon natyrën dhe plazhet e Kubës, ku është fshehur që prej vitit 1996”.

2pac

Ky është lajmi që ka ardhur nga “Reporterz”. Revista online ushqen edhe më tej teoritë e fansave që refuzojnë të besojnë që idhulli i tyre i muzikës u vra më 7 shtator të 1996-s në Las Vegas.

Në fakt, për të ilustruar lajmin e bujshëm, revista publikon edhe një foto të 2Pac me Rihanna-n. Kaq ka mjaftuar që fotoja të qarkullojë me shpejtësi nëpër rrjetet sociale dhe të ushqejë fansat me teorinë se idhulli i tyre nuk paska vdekur në të vërtetë.

Reporterz shkruan në artikull se të gjitha këto, por edhe autopsia e shpejtë dhe mungesa e një funerali për këngëtarin e famshëm të muzikës rap, shtojnë edhe më shumë bindjen se ai është gjallë dhe plot 44 vjeç.

Ky raportim i radhës mbërrin pas atij të një viti më parë, ku po përmes një fotoje u përhap me shpejtësi se Shakur është fotografuar në plazhet e Zelandës së Re.

Zyrtarisht, 2Pac Shakur u vra në moshën 25-vjeçare pasi ndoqi më parë një ndeshje boksi mes Mike Tyson dhe Beson, por shprehja thotë që “legjendat nuk vdesin kurrë”, e ndoshta kjo ka ndodhur edhe me të…

Nga Aida Budo