Kim Kardashian

3 vite më parë Kimi qante për një foto nudo

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fotot e saj krejtësisht nudo për revistën ‘Paper’ e cila bëri xhiron e gjithë botës në rrjetet sociale, në kopertinën e së cilës tregon të pasmet ndërsa në setin fotografik shoqërues të intervistës tregon gjithçka tjetër me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Por, tre vite më parë i njëjti person ka derdhur lot kur ka parë një foto të sajën në revistën ‘W’ që dukeshin pjesë intime të Kim Kardashian. Ja si qahej ajo në një episod të janarit 2011 të ‘Kourtney & Kim Take New York’: “Oh Zot, jam më e zhveshur se te ‘Playboy’. Jam shumë e nxehur. Më premtuan që do më mbulonin me vizatime, por mund të shohësh gjoksin. Më thanë që nuk do dukej asgjë, por duket qartë. Kjo është pornografi!” Fotoja e kopertinës së atëhershme të revistës ‘W’ tregon Kimin krejtësisht nudo, por pjesët intime të mbuluara me shirita të kuq. Në kalimin e 3 viteve gjithçka ndryshoi dhe ajo sot pozon me dëshirë të plotë për të dalë e zhveshur totalisht në kopertinë.

Nga Kristi Kodheli