spice girl

40 – vjetori i Beckham, ribashkon Spice Girls

David Beckham ka festuar 40 – vjetorin e ditëlindjes së tij sëbashku me familjen në Marrakech, Marok. Por prania surprizë e Geri Halliwell, Melanie Chisholm dhe Emma Bunton i dhe gjallëri mbrëmjes së organizuar me aq kujdes. Përgjatë kësaj mbrëmje janë realizuar fotografi të shumta, ku herë – herë grupi Spice Girls është përpjekur të imitojë dhe foto të realizuara vite më parë gjatë shkëlqimit të tyre.

spice girl

Grupi Spice Girls ishte veshur me të bardha, aktorja Eva Longoria me një fustan të verdhë ndërsa Victoria ka preferuar të veshë një fustan të zi. Më tej aktorja Longoria është shprehur në mënyrë figurative se unë jam anëtarja më e re e Spice Girls, foto të cilën e ka publikuar në Instagram, ku ka përmendur mungesën e Mel Be në këtë festë.

Edhe David gjithashtu e ka shijuar një foto “fun” me vajzat, duke cituar: “Mezi po pres për t’i parë këto zonjat e trembura dhe në pension”, shaka ka thënë ai, duke theksuar se uroj të mos vijë asnjëherë ai moment i mërzitshëm.
Grupi Spice Girls kohë më parë zgjoi thashetheme për një ribashkim, por gjithçka kishte të bënte me një regjistrim të këngës së tyre në të shkuarën.

Nga Amela Muca