lighten bag

A duhet që fëmijët të besojnë tek babagjyshi?!

Babagjyshi është personazhi që e duan të gjithe fëmijet, sepse ai ju sjell dhurata. Edhe pse, kjo nuk është e vertetë, psikologët janë të mendimit, që prindërit duhet t’i bëjnë fëmijët që ta bësojnë këtë mit.

Madje sipas psikologëve prinderit duhet të jenë pak dorëlëshuar me dhuratat e fundvitit.


Ata duhet të jenë të kujdesshëm që të plotësojnë dëshiren që fëmijët i shprehin Babagjysit me anë të letrës.

Vështirësistë ekonomike, bëjnë që disa prindër të mos mendojnë për detaje të tilla, por kjo ndikon negativisht tek fëmijët të cilët besojnë se Babagjyshi ekziston vërtet.

Ndaj në prag të ndërrimit të viteve mendohet që për fëmijët duhet të ketë gjithmonë një dhuratë sado modeste qoftë ajo, pasi ata do të bësojnë tek magjia e Babagjyshit dhe do të ndihen të kënaqur.

Nga Amela Muça