qumesht

A është i rrezikshëm konsumimi i qumështit?

Pirja e më shumë se një gotë qumësht në ditë mund të rrisë rrezikun për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.
Personazhe të famshëm, si Angelina Jolie, David Beckham dhe Elton John prej kohësh kanë bërë reklama për konsumimin e qumështit, për të bindur publikun se sa më shumë të kosumohet aq më shumë forcon kockat e tyre. Qumështi në vetvete përmban një gamë të gjerë ushqyese, duke përfshirë kalçium, fosfor, magnez dhe vitaminë B12.

Megjithatë një studim suedez, i publikuar pak ditë më parë në “British Medical Journal”, vërtetoi se personat që konsumonin më shumë se 1 gotë qumësht në ditë, kishin rrezikshmëri më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet vdekjeprurëse të zemrës.
Në studim u përfshinë më shumë se 61.000 gra dhe 45.000 burra për një afat kohor 13 deri në 22 vjet.
Studiuesit arritën të vërtetonin se pirja e më shumë se një gotë qumësht në ditë u shoqërua me rritje të rrezikshmërisë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.
Gratë që pinin dy gota në ditë, kishin 21% rrezikshmëri më shumë për të humbur jetën gjatë periudhës së studimit dhe kjo përqindje u rrit me 93% për 3 ose më shumë gota. Gjatë 22 viteve të studimit ¼ e grave humbën jetën.
Po i njëjti rezultat ishte edhe për meshkujt.
Studiuesit ende nuk kanë dalë në një rezultat të dokumentuar, kjo edhe sepse kushtet e jetës ndryshojnë nga një vend në një tjetër dhe shumë faktorë të tjerë mund të ndikojnë në rritje të vdekshmërisë.
Udhëzimet e deritanishme janë se të mirat që konsumimi i qumështit i sjell shëndetit tonë mund të jenë thjesht mite dhe se nuk duhet të kalohet masa.

Nga Kristi Ekonomi