soni malaj (2)

A janë ndarë Soni dhe Mirko?

Ka disa ditë që flitet në media se Soni Malaj dhe bashkëshorti i saj, Mirko janë ndarë. Kjo është hera e dytë që media të ndryshme publikojnë një lajm të tillë. Kështu ndodhi edhe në pranverë, kur u tha se Soni ishte ndarë nga bashkëshorti i saj Mirko.

soni malaj
Por në mesin e muajit maj ajo publikoi këngën e saj më të fundit me titull “Me rrena” ku u shfaq duke vallëzuar bashkë më Mirkon dhe duke shuar gjithë thashethemet se çifti i kishte dhënë fund martesës së tyre 4 – vjeçare.
Soni dhe Mirko u njohën në Tiranë gjatë një spektakli vallëzimi dhe nga martesa kanë një vajzë me emrin, Anna.

Nga Aida Budo