adriana lima

Adriana Lima në Cannes Film Festival

Ashtu si shumë personazhe të showbiz dhe të botës së modës, dhe Adriana Lima ishte e pranishme në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes. Modelja me origjinë braziliane mbante të veshur një fustan të mrekullueshëm nga stilisti i saj i preferuar Aleksander Vauthier, shoqërur me bizhuteri nga marka Chopard dhe për një stil më të kompletuar mbante veshur sandalet nga Giuseppe Zanotti.

adriana lima

Fustani kishte një të çarë të konsiderueshme në të majtë e cila nxirrte në pah këmbët e saj tejet elegante dhe joshëse. Adriana Lima kohët e fundit i dha fund martesës që zgjaste prej 5-vitesh me basketbollistin Marco Jariç, nga e cila kanë ardhur në jetë edhe 2 fëmijë. Ajo është shfaqur e vetme në tapetin e kuq por edhe në eventin e “Met Gala” dhe ky është eventi i dytë ku modelja shfaqet “single” që pas divorcit, por që dukej tej mase e lumtur. Ëngjëlli i Victoria’s Secret është një ndër modelet më të kërkuara dhe të paguara të momentit nga revistat dhe kompanitë më prestigjoze për fushatat e tyre publicitare.

adriana-lima