Adrola Dushi2

Adrola Dushi “Jam në harmoni me vetveten”

Si nis një ditë e zakonshme për Adrolën?
Te qënurit nënë ma imponon zgjimin herët në mëngjes, pasi më duhet të gatuaj për Troin, te bëj ato punët e vogla të mëngjesit të cilat janë rutinë për çdo mama me fëmijë të vogël.
Cilat janë impenjimet e Adrolës momentalisht?
Momentalisht jam në përfundim të studimeve. Për post shkollës kam dhe disa projekte modelingu të cilat mbeten në plan të dytë. Mund të them që i gjithë fokusi për momentin është tek studimet.

Adrola Dushi2
Adrola një vajzë e vogël më pas një adoleshente dhe tani një e rritur… Cilat janë ndryshimet që ka pësuar në kohë?
Mendoj që gjatë 30 viteve të para të jetës, biologjikisht jemi të programuar për të pësuar ndryshime të jashtëzakonshme vit pas viti. Kur ndryshimeve normale bilologjike që pëson njeriu me kalimin e viteve i shtohen dhe ndodhi të veçanta jetësore, atëherë të duket sikur po pëson metamorfoza të mëdha të cilat ndonjërë nuk të japin as mundësinë t’i absorvosh vetë. Kjo është ajo që ka ndodhur me mua, ka ndryshuar jashtëmase shumë mënyra se si unë mendoj, si e përceptoj botën, si reflektoj, si reagoj, ka ndryshuar gjithçka rreth meje sepse kam ndryshuar unë.
Cilat janë mënyrat që kujdeseni për të mbajtur fizikun që keni?
Nuk kam mbajtur kurrë dieta, madje mund të them që ndonjëherë shkujdesem totalisht ndaj mënyrës së ushqyerit. Të qënurit nënë e një fëmije 2 vjeçar është një lloji fitnesi, madje shumë produktiv. Gjithësesi, kohët e fundit kam filluar të merrem me palestër dhe të bëj not.

A teprohet ndonjëherë me kujdesin ndaj imazhit dhe si reagon Adrola ndaj një rasti të tillë?
Jo për të qënë modeste, por nuk ndodh kurrë ta teproj me kujdesin ndaj imazhit, përkundrazi.

Adrola Dushi
Jeta profesionale a ndikon ndjeshëm në jetën personale?
Jeta profesionale e imja ndikon aq sa mund të ndikojë jeta profesionale e çdo kujt në jetën personale. Pavarësisht se mundohesh t’i ndash njërën nga tjetra, ato janë dy pjesë të së tërës të cilat pashmangshmërisht ndikojnë njëra-tjetrën. Në rastin tim ndikon më shumë jeta personale jetën profesionale se e kundërta. Shpesh herë jeta profesionale është diktuar prej asaj personale. Tani po mundohem të gjej balancën mes të dyjave pavarësisht se jo gjithmonë është e lehtë.

Talenti, pamja e jashtme, zotësia… Virtyte të cilat kujt ia atribuon Adrola?
Besoj se çdo kush këto tri cilësi do ia atribuonte nënës natyrë, prindërve apo genetikës. Unë nuk e di nëse jam e talentuar apo e zonja. Di që mundohem jashtëmase shumë t’i kultivoj tek vetja këto cilësi dhe vullnetin për t’u përmirësuar ia atribuoj familjes që më mbështet dhe motivon.

Si e shikon veten pas 10 vitesh? Çfarë duhet të presim nga Adrola?
Besoj se duhet të prisni shumë… Ëndrrat, dëshirat, ambiciet janë shumë personale dhe nuk dua t’i ndaj me lexuesit. Ajo që mund të them është se jam shumë ambicioze dhe ëndërrimtare aq sa ndonjëherë trëmbem dhe vet nga dëshirat e mija.

Miqësia mes femrave të bukura të ekranit, funksionon apo ambicia i vret ato?
Unë kam shoqen më të ngushtë një nga vajzat më të bukura të ekranit dhe miqësia mes nesh funksionon shumë mirë.

Qëndrimi i Adrolës për zhveshjen pa kriter të artisteve shqiptare nëpër skena?
Kam nje mendim për zhveshjen në përgjithësi, për aq kohë sa bëhet bukur pa rënë në vulgaritet nuk ka asgje të keqe. Do të doja të shihja më pak vulgaritet dhe më shumë class.
Cili është mendimi juaj për ndërhyrjet kirurgjikale?
Për mua nuk ka gjë më të bukur se natyralja, por nuk jam kundër operacioneve plastike nëse ato i bëjnë njerëzit të ndihen mirë. Jam totalisht kundër egzagjerimve pa kriter. Kanë bukurinë e tyre dhe rrudhat në fytyrë pasi është më e bukur një fytyrë e rrudhosur që t’i trasmeton të gjitha emocionet me anë të shprehive apo mimikave, se sa një fytyrë e ngrirë nga silikoni.

Adrola Dushi1
Të kthehesh në shtëpi për Adrolën do të thotë?
Të kthehesh në shtëpi do të thote lumturi, shtëpia është im bir. A ka gjë më të bukur se dashuria nënë-fëmijë?
A është e lumtur Adrola?
Jam në harmoni me vetveten. Për mua kjo është lumturia, jo ai kuptimi konvencional që i kemi dhënë lumturisë. Jam me fat që përjetoj copëza lumturie dhe mundohem të mos humb ekuilibrin dhe balancën me vetveten.
Cila është ҫmenduria më e madhe bërë deri më sot?
Jam bërë nënë në moshën 20-vjeçare, kjo ka qënë çmënduria më e madhe e cila më ka sjellë dhuratën më të bukur dhe gjënë më të çmuar në jetë, Troin tim. Është çmenduria më e bukur në botë dhe do e kisha bërë dhe 1 miljon herë të tjera.
Po gjëja më e ҫmuar që Adrola zotëron?
Familja.
Emocioni që ndjeje tek sa përfaqësoje Shqiperine midis më të bukurave të university?
Kur mora pjesë tek “Miss univers” isha vetëm 19 vjeç dhe të them të drejten nuk po e përjetoja me ndonjë emocion të veçantë. Po e përjetoja si një eksperiencë argëtuese pa i dhënë shumë rëndësi. Por, kur kam veshur kostumin popullor të zonës së mirditës dhe kam dëgjuar “Albania” kam përjetuar një nga emocionet më të forta të jetës time. Ky moment ishte një nga copëzat e vogëla të lumturisë për të cilat falenderoj zotin që nuk m’i kursen.
Kush është 24 orë me Adrolën?
24 orë me mua është familja ime e vogël.
Kur Adrola ka ndonjë problem në jetën e përditshme, ku dhe afër kujt gjen ngrohtësinë e duhur për të përballuar gjithҫka?
Kam ëndërruat gjithmonë që në jetën time të kem persona që të mos kem frikë të jem vetvetja. Falë zotit këto persona i kam dhe janë pikërisht ” pilivesat e mia” thënë ndryshe kushërirat e mia. Jam njeri me fat që i kam në jetën time. Ato janë njerëzit që më pranojnë mua me të mirat dhe të këqijat e mia… Edhe kur unë jam gabim ato më vënë në dukje por kurrë nuk më lënë vetëm. Ne jemi një për të gjitha dhe të gjitha për një.
A beson në zot Adrola?
Po dhe nuk më ka zhgënjyer asnjëherë.

Nga Aida Budo