Angela Martini

Angela Martini, set fotografik në Bali

Modelja shqiptare nuk di të ndalet asnjëherë. Gjithnjë e më shumë e shohim të fokusuar pas karrierës së saj si modele dhe fotomodele me kontrata nga më të lakmuarat në botën e modelingut.

Angela Martini
Këtë herë ajo ka preferuar të realizojë një set të ri fotografik në Bali, Indonezi, ku duhet pranuar që ajo duket si një engjëll në mes të një ishulli mahnitës nga bukuritë e tij.
Pak ditë më parë ajo e ka quajtur Balin, një parajsë nga vetë bukuria madhështoe që ofron ky vend. Lidhur me këtë natyrë të përkëdhelur nga dora e Zotit, ajo ka vendosur të realizojë një fotosesion, duke e konsideruar si një ndër më të veçantët të bërë deri më tani në karrierën e saj.
Më tej në rrjetet sociale ajo ka lajmëruar se ndalesa e radhës për të do të jetë Los Angeles ku e presin plot projekte të tjera gjithmonë lidhur me botën e modelingut.

Nga Aida Hasanbelliu