Anxhelina dhe Bred8

Angelina dhe Brad Pitt blejnë një shtëpi në Majorca

Angelina dhe Brad Pitt kanë blerë së fundmi një vilë mahnitëse në Majorka, në Spanjë. Vlera e vilës kap shifrën prej 2.65 milionë paund.

Kjo zgjedhje ka ardhur nga Brad Pitt, i cili ka rënë në “dashuri” me këtë vilë, gjatë kohës së xhirimeve të një filmi. Prona me tetë dhoma gjumi, mendohet të jetë 900 metra katrorë dhe përfshin dy dhoma ndenjeje të mëdha, një kopsht dhe një pishinë të madhe. Ndërkohë, dhomat e gjumit dhe ballkoni kanë pamje rreth pishinës.“Ndërsa dhomat e ndenjes kanë pamje të mrekullueshme nga Deti Mesdhe.

Nga Aida Budo