rrobe-banje-2014

Anila Konomi, cilat janë rrobabanjot e duhura për 2014

Kolori që do të mbizotërojë këtë sezon do të jetë nuanca e sfumuar e lejlasë, e cila do të na shoqërojë kudo, si në veshje ashtu edhe në aksesorë, gjithashtu edhe në arredim.
Kemi parë se si kompania Panton ka gjetur frymëzimin e saj tek lulja orkide, ashtu edhe stilistët frymëzimin e tyre e kanë marë nga kopshtet e çelura të kësaj pranvere. Gjithashtu nuk mund të përjashtojmë e të mos përmëndim ngjyrën pastel të rërës që është tej mase elegante.


Ngjyrat e tjera do jenë gjithashtu portokallija dhe ngjyra blu e fortë, të dyja këto me potencialin që mbartin, e bëjnë veshjen tonë shumë atraktive.
Këtë pranverë-verë do kemi një femër shumë romantike por në të njëjtën kohë edhe smart casual.

Përsa i përket stilit të rrobabanjove, gjithmonë jemi mësuar ti ndajmë ato në dy kategori, trupore për moshat e mesme dhe bikini për moshat e reja.
Këtij rregulli tashmë i erdhi fundi pasi këtë sezon janë në modë kostumet trupore.

Rrobabanjo trupore të cilat duhet të kenë ngjyra të forta, dizenjo asimetrike, të jenë joshëse, të sofistikuara dhe me ngjyra të ndryshme të cilat të japin liri përzgjedhjeje. Por nuk duhet të harrojmë që ashtu si thamë edhe më lart, rrobabanjot më “in” të këtij sezoni do jënë ato të stampuara me lule, të qëndisura si dhe të punuara me dorë. Risi e këtij sezoni do jetë edhe kostumi i rrobabanjove punuar me material xhins.
Të mos harrojmë edhe aksesorët e këtij sezoni, sandalet e larta, vathë të mëdhenj, si edhe lule të ndryshme të cilat vihen në kokë. Domethënë këtë sezon pranverë-verë 2014 na lejohen edhe eksagjerimet.