armina mevlani

Armina, tre gjërat që nuk mund të fshihen…

Armina Mevlani kohët e fundit është bërë më aktive se kurrë në rrjetet sociale, përfshirë këtu Facebook dhe Instagram. Ajo pëlqen të ndajë me miqtë pjesë nga jeta private dhe profesionale që bën, pasi çdo ditë shfaq foto të bukura me shprehje domethënëse duke marrë komente pozitive dhe mbështetëse nga miqtë e shumtë që e ndjekin atë.

Mevlani është shprehur se: “Tre gjërat që nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë janë: Dielli, Hëna dhe e Vërteta”. Kanë qenë ekzaktësisht këto fjalë të shkëputura prej saj, por ende nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë Armina më këtë shprehje postuar pak ditë më parë… Mevlani njihet për bukurinë dhe sensualitetin që e karakterizon, gjë e cila vihet në pah pothuajse në çdo foto të saj postuar në rrjetet sociale dhe gjithashtu në eventet ku ajo zgjedh të jetë pjesë e tapeteve të kuq.

Nga Emilda Mushketa