Aurela Hoxha (4)

Aurela Hoxha by Aurela Hoxha bikini 2014

Aurela nuk njeh kufij. Ajo di gjithmonë si të tërheqë vëmëndjen e të gjithëve mbi atë çfarë bën. Kësaj here frymëzimi i saj nuk ka ngelur thjeshtë një skicë, por është bërë realitet i prekshëm për të gjithë admirueset e saj të cilat me zi presin të dalë në shitje koleksioni i rrobabanjove.

Aurela Hoxha (3)

Nga komentet në rrjetet sociale ku ajo poston gjithçka lidhur me këtë projekt të ri, duket sikur Aurela ka ditur si të kthej emrin në një markë të dëshiruar nga gjithkush, këtu qëndron dhe shprehja “të gjithë të çmendur për Aurela Hoxha”. Fushata publicitare për këtë linjë rrobabanjosh është bërë në ishullin e Caprit ku ajo vetë pozon për atë çka vetë krijoi.

Aurela Hoxha (1)

Fotografuar nga Endrit Mertiri dhe ndihmuar nga një staf profesionistësh shqiptarë dhe të huaj. Krijimet janë joshëse dhe mjaft provokuese ashtu si po shikoni në foto, ngjyrat e dheut kryesojnë në shumicën e tyre por nuk mungojnë as ngjyrat tendence të këtij sezoni.

Aurela Hoxha (4)

Duket sikur ky projekt nisur rastësisht nga një deshirë apo një skicë, do të kthehet shpejt në një industri të mirfilltë. Suksese Aurelës dhe jemi në pritje të shohim diçka për vjeshtë-dimër…

Aurela Hoxha (2)