aurela_hoxha_runway_albania

Aurela Hoxha së fundmi edhe aktore

Pas eksperiencave në botën e modës si modele dhe drejtuese e një nga revistave më të mira në tregun shqiptarë, televizionit me dy edicione të “Albania’s next top model” dhe “E diela Shqiptare”, baletit në “Dancing with the stars Albania”, tanimë vjen dhe kinematografia me një rol në filmin e regjizorit dhe skenaristit Edmond Mandro.
Endrra për ti ngjarë aktores hollywood-iane Sophia Loren,
për Aurelën duket se po bëhet realitet me ardhjen e këtij propozimi për të interpretuar një rol në këtë film.Bëhet fjalë për një film komedi me metrazh të gjatë i cili pasqyron realitetin e sotëm të shoqërisë sonë.
Aurela ka rolin e një gjyqtareje e cila do të gjykojë personazhin kryesor.
Në film interpretojnë dhe shumë aktorë të tjerë si Genc Fuga, Gent Hazizi, Ervin Bejleri, etj…
Ky film pritet të dalë në sallat e kinemasë në muajin maj.