aurela hoxha

Aurela Hoxha si në Hollywood

Rastësia ka bërë që personazhë të ndryshëm të veshin të njëjtin fustan në të njëjtin event. Por mund të ndodhë edhe në dy evente të ndryshëm apo 2 shtete shumë larg njëri tjetrit, sic po shihni në foton më poshtë ku fustani i Diane Von Furstenberg është veshur nga Miranda Kerr në eventin e Vanity Fair, është veshur edhe nga Aurela Hoxha në eventin e Albtelekom për prezantimin e reklamës së re.

Kjo nuk është hera e parë që Aurela shfaqet me një fustan parë edhe në red carpet nga yje botërore. Të mos harrojmë fustanin Roberto Cavalli me të cilin ajo u shfaq në tapetin e kuq të Miss & Mister Albania i cili pak ditë më parë ishte veshur në ndarjen e çmimeve në festivalin e Cannes nga Natasha Poly. Lista e fustaneve të veshur nga dy ose më shumë personazhë nuk ka të sosur dhe herë pas here kjo tërheq vëmendje më shumë se çduhet, gjithësesi është bukur kur në Shqipëri shohim personazhë veshur si yjet e hollywood-it apo ndoshta edhe më bukur ndonjëherë.