borat

Bamirësia e Borat, 1 mln dollarë për refugjatët sirianë

Komediani Sasha Baron Kohen dhe e shoqja e tij aktorja Isla Fisher kanë dhuruar 1 milionë dollarë në ndihmë të refugjatëve sirianë.
Mbi 250 mijë persona kanë humbur jetën në Siri, prej Marsit të 2011 kur nisi dhe kryengritja kundër Presidentit Bashar Al Asad, ndërsa 11 milionë të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë dhe të zhvendosen brenda territorit siriane apo në vendet fqinje në mënyrat më të këqija.

borat
Kohen, i njohur për rolin e tij “Borat” dhe Fisher, dhuruan një pjesë të shifrës organizatës “Save the Children”, në ndihmë të vaksinimit kundër fruthit në veri të Sirisë. Pjesa e mbetur iu dorëzua Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, të drejtuar nga ish-Sekretari i Jashtëm Britanik Dejvid Miliband dhe do të shkojë për arsimin, kujdesin shëndetsor, strehimin për refugjatët në Siri dhe ata që janë vendosur në vendet fqinje.
“Bamirësia e Sashës dhe Ajlas është shprehje e humanizmit dhe sfida për të bërë gjithnjë më shumë për njerëzit në nevojë”. Ndërsa shefi i “Save the Children” tha se “donacioni i Sasha dhe Ajlës do të shpëtojë mijëra jetë, veçanërisht fëmijët më të prekur nga luftërat e viteve të fundit”.

Nga Aida Budo