Kivanc Tatlitug (2)

Behluli në Amerikë për dasmën e Bihterit

Aktorja e njohur turke Beren Saat (e njohur në Shqipëri për rolin e saj si Bihter në telenovelën “Dashuri e ndaluar”) po kalon orët e fundit të beqarisë. Beren dhe këngëtari turk Kenan Doğulu do t’i premtojnë dashuri të përjetshme njëri-tjetrit në Los Angeles të Amerikës.

10588642_698637933550871_1083624403_n

Çifti ka vendosur të bëjë një dasmë sa më private, ku janë të ftuar vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë, ku në mesin e tyre është edhe Kivanc Tatlitug (partneri i aktores në serialin “Dashuri e ndaluar”). Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë aktori, duke postuar një foto në “Twitter” teksa është në pritje të dasmës së Beren.

Kivanc Tatlitug (2)

Kivanc shoqërohet nga e dashura e tij, stilistja Basak Dizer. Ndonëse i largohet mediave, aktores ia dekonspirojnë detajet pikërisht miqtë e saj, të cilët postojnë në rrjetet sociale foto të ftesës apo te vendit ku do të zhvillohet ceremonia. Ndërkohë që duhen edhe disa orë që Beren të bëhet për herë të parë nuse në jetën reale.