Belen Rodrigues

Belen Rodriguez urren paparacët

Derisa e arrinë famën është një “luftë” e vërtetë, por edhe kur e arrinë lufta vazhdon akoma. Ky është një problem edhe për bukuroshen e televizionit italian Belen Roriguez, e cila pranon se nuk i pëlqen kjo lloj fame, ku paparacët e ndjekin kudo, madje i rrethojnë edhe shtëpinë në shumicën e rasteve.

Në një intervistë televizive, Belen është shprehur se e pëlqen punën që bën, por nuk pëlqen faktin që paparacët e ndjekin kudo ajo shkon, në supermarket apo edhe në shtëpi nuk e lënë rehat. Belen nënë e një djali, ka rrëfyer se tashmë ka gjetur ekuilibrin mes angazhimeve të punës dhe angazhimeve të familjes. Showgirl-i pranon se roli i nënës është më i vështirë seç e kishte imagjinuar ajo më parë, megjithatë bën të pamundurën të jetë sa më pranë djalit të saj, madje në rastet kur mungon në shtëpi ndihet fajtore që nuk është pranë tij dhe mundohet të fitojë kohën e humbur menjëherë sapo kthehet në shtëpi.
Nga Emilda Mushketa