berlusconi

Berlusconi sërish drejt ndarjes?

E ka festuar ditëlindjen e tij duke i bërë si dhuratë të fejuarës një vilë. Silvio Berlusconi mbushi 79 vjeç me 29 shtator. Ish-kryeministri gjatë këtyre ditëve të fundit ka blerë një vilë në Brianza, Casatenove e cila është dhjetë kilometra nga Arcore.

berlusconi

Pas rikonstruktimit të shpejtë kjo vilë do të bëhet shtëpia e Francesca Pascale. Më pas “kavalieri” Berlusconi do të jetojë në vilën e tij në San Marino e cila është dhe epiqendra e karrierës së tij politike.

“Corriere della Sera” thekson se pavarësisht se ata do të jetojnë në vila të ndryshme nuk do të thotë se ka krizë mes tyre, thjesht ky ka qenë një vendim mes çiftit. Në vilën e tij në San Martino ish – kryeministri festoi ditëlindjen e tij të 79 – të ku kishte të pranishëm biznesmenë dhe miq të shumtë.

Nga Aida Buda