Beyoncé _Jay-Z (6)

Beyoncé dhe Jay-Z, dashuri në skenë

Këngëtarët Beyoncé dhe Jay-Z kanë nisur turin e tyre “On the Run” ku etapa e parë ishte skena në stadiumin “Life” në qytetin e Miami. Midis performancave të nxehta dhe pozicioneve sexy të saj, u shfaq dhe videoja e celebrimit të dasmës së tyre, e cila u zhvillua në fshehtësi në vitin 2008 duke përlotur kështu edhe këngëtaren gjatë performancës.

Beyoncé _Jay-Z (2)

Kanë kërcyer dhe magjepsur publikun i cili qëndronte aty prej orësh duke pritur të niste koncerti live i tyre, me dashurinë e madhe në skenë të njëri tjetrit. Beyoncé dhe Jay Z kanë hapur turneun e tyre në ҫift, në stadiumin “Life” të Miamit, me një performancë me të vërtetë shumë të nxehtë.

Beyoncé _Jay-Z (3)

Të gjitha biletat e turneut janë shitur dhe këngëtarja ia ka arritur qëllimit për ti ҫmendur fansat me pozat dhe veshjet e saj seksi dhe tejt provokuese. Nga bodyt shumë dekolte, në bustet prej rrjete, si getat, tek ҫizmet me takë 12 të gjata mbi kofshë.

Beyoncé _Jay-Z (4)

Të pakta ishin këngët që u kënduan vetëm, dhe të shumta ishin duetet, si për të treguar se dashuria e tyre është më e rëndësishme se çdo gjë që thuhet dhe thashethemet që ata i kanë rrethuar këtë periudhën e fundit, duke mos harruar zënkën që ndodhi midis Jay-Z dhe motrës së Beyone, Solange.

Beyoncé _Jay-Z (1)

Të shumta ishin efekte speciale, koreografitë, puthjet dhe përqafimet midis ҫiftit. Por momenti më i bukur i tërë koncertit ishte ai kur në ekranin e madhë u shfaq videoja e dasmës së tyre, e cila u festua në fshehtësi të madhe në vitin 2008, ku akoma dhe tani mbahej private.

Beyoncé _Jay-Z (5)

Duke filluar me shkëmbimin e unazave, duke vazhduar me urimet e shumta të miqve të tyre e duke përfunduar me fotot e vajzës, Blue Ivy, dashuria më e madhe e jetës së tyre.

Beyoncé _Jay-Z (6)