beyonce

Beyonce më e paguara për këtë vit

Këngëtarja e famshme Beyonce ka mundur çdo konkurrente përsa i përket numrit të milionave që ka arkëturar në llogarinë e saj.
Revista amerikane “Forbes” ka publikuar listën e 10 këngëtareve më të paguara gjatë vitit 2014, e fronin e mban diva Beyonce.

Lista ka edhe disa surpriza, pasi në 10 këngëtaret më të paguara,nuk bëjnë pjesë si Maddonna, Alicia Keys, apo e shumë përfolura për videot “hot” Nicky Minaj.
Ja 10 këngëtaret më të paguara të 2014-ës:
1- Beyonce ka arkëtuar gjatë vitit plot 115.000.000 milionë dollarë.
2- E dyta në listën e këngëtarëve më të paguara është Taylor Swift, që ka arkëtuar në llogarinë e saj 64.000.000 milionë dollarë.
3- Pink – me 52 milionë dollar
4- Rihanna- me 48 milionë dollar
5- Katy Pery – me 40 milionë dollar
6- Jennifer Lopez – me 37 milionë dollar
7- Miley Cyrus – me 36 milionë dollar
8- Celine Dion – me 36 milionë dollar (njësoj sa Miley Cyrus)
9- Lady Gaga – me 33 milionë dollar
10- Britney Spears – me 20 milionë dollar

Nga Emilda Mushketa