Beyonce2

Beyonce, zbulon dietën e suksesshme 22 ditore

Sekreti pas trupit të Beyonce është dieta “Vegan” e njohur ndryshe si dieta e cila përfshin vetëm ushqime me bazë bimore dhe ndalon përdorimin e produkteve shtazore.

beyonce
Nutricionisti Marco Borge, i cili fshihet pas dietës së ndjekur nga diva e muzikës Beyonce, ka publikuar librin “22 ditë revolucion”, me dietën e detajuar të ndjekur nga këngëtarja.
Beyonce arriti që në 22 ditë të rikthehej në formë. Baza kësaj diete është konsumimi i produkteve bimore, ndalon konsumimin e mishit, vezëve, produkteve të qumështit, alkoolit dhe produkteve të përpunuar për 22 ditë, që mendohet se është edhe koha e mjaftueshme për të ndërtuar një regjim të ri ushqimor.
Siç raporton Dailymail, 33 – vjeçarja Beyonce, shprehet se për herë të parën në jetën e saj ndihet më në formë se kurrë.
Këngëtarja është e njohur për eksperimentimet me dietat nga më të ndryshmet si dhe për konsumimin e produkteve shtazore, ndaj dhe këshilla e saj është se, për aq kohë sa ajo ia doli ta mbante këtë dietë, atëherë çdokush mund ta bëjë.

Beyonce2

Dieta 22 ditore:

Zgjidhni ushqime me bazë bimore në vend të atyre të përpunuara
Konsumoni 3 vakte në ditë
Merrni 80 përqind karbohidrate, 10 përqind yndyra dhe 10 përqind proteina
Bëni 30 minuta ushqime fizike çdo ditë
Konsumoni shumë ujë
Sipas autorit të “22 Ditë Revolucion” Borge, filozofia e tij është tepër e thjeshtë: Hani mirë, lëvizni më shumë, stresohuni më pak dhe dashuroni më shumë.
NEWS
Nga Emilda Mushketa