Blendi Fevziu

Blendi Fevziu: Ahmet Zogu ka patur disa histori dashurie

Ahmet Zogu mbetet një ndër figurat më të debatuara të Shqipërisë dhe shqiptari mbi të cilin janë shkruar më shumë libra. Por asnjëherë nuk i ishte bërë një profil i jetës së tij. Gazetari Blendi Fevziu rrëfen për herë të parë me librin e tij të ri, “Ahmet Zogu, Presidenti që u bë mbret”, pjesë të panjohura të jetës së Mbretit të shqiptarëve, si vishej, sa shpenzonte, çfarë i pëlqente apo dobësitë e tij.

Në këtë libër, Fevziu sjell detaje të jetës private të Ahmet Zogut, marrëdhënien e tij me femrat, të gjitha shumë të bukura, stilin e veshjes, ku binte në sy fiksimi i tij për veshtjet super të shtrenjta, por të vetmen kënaqësi në jetë ka pasur pushtetin, për të cilin ishte i gatshëm të bënte gjithçka.
Marrëdhëniet e Ahmet Zogut me femrat nuk kanë qenë të shkurtra, disa lidhje ishin disa vjeçare. Ahmet Zogu ka pasur dy histori dashurie me dy kërcimtare, njëra nga Franca, e cila quhej Tanja Visirova, një ndër femrat që ka pozuar nudo në kopertinën e një reviste të famshme, modele e shumë piktorëve.
Ishte një femër shumë e bukur, moldave, kishte ardhur 18 vjeçe në Francë dhe ishte një ndër kërcimtaret më të mira të kabareve më të famshme të Parisit.
Ahmet Zogu e ka parë në fotografi Tanjën, më pas ka kërkuar që ta sillnin në Shqipëri, me pretendimin se do të kërcënte, njësoj siç bënte në Francë. Kur Tanja erdhi në Shqipëri pa se nuk kishte asnjë vend ku të kërcënte ashtu siç i ishte premtuar, por ajo nuk u kthye pas kësaj “gënjeshtre” por qendroi e lidhur me Ahmet Zogun për plot 4 vjet.
Tanja ka rrëfyer se Zogu ishtë një njeri shumë i ftohtë, dashurinë e bënte me protokoll, nga ora 6 deri në orën 8, për shkak se ishte shumë i zënë me punë.
Por Ahmet Zogu ka pasur edhe një tjerër histori me një balerinë austriake, e cila quhej Franci, me të cilën ishte njohur në Serbi. Ekziston mundësia që të ketë pasur për pak kohë lidhje paralele me të dyja balerinat.
Ahmet Zogu ka pasur edhe një fejesë 7 vjeçare me Behie Vërlacin, por ka qenë një fejesë pa emocione, sërish e ftohtë me takime shumë të rralla. Ahmet Zogu kishte nxjerrë pretendimin se nuk mund të martohej me Behien, pa u martuar më parë të 6 motrat. Ky ka qenë thjesht një pretekst, pasi ai nuk e ka dashur këtë martesë.
Sa i përket stilit të veshjes, Ahmet Zogu ka pasur një pasion deri në “çmenduri” për unfiormat.
Madje të gjitha uniformat i qepte në Austri, më pas ndryshoi stilin e veshjes, duke u veshur civil, por edhe veshjet civile i bënte me porosi në Londër.
Në garderobën e Ahmet Zogut ka pasur rreth 300 këmisha, 300 kravata dhe 60 kostume qe ai i perdorte ne nje vit. Varianti bazik i një kostumi kushtonte 7 mijë dollar. Ndërsa këpucët i porosiste në një firmë në Firence, firmë e cila nuk eksizton më.
Ahmet Zogu ka qenë një ndër politikanët më mosbesues, dyshonte tek të gjithë. Interesant është fakti se ai hante vetëm ushqimin që i sillte nëna e tij, për shkak se kishte frikë nga helmimi.

Nga Erisa Kollcaku.