bleona qerreti

Bleona, pas zhveshjes mbulohet me ferexhe

Bleona Qerreti ka zgjedhur që të vijë ndryshe në vitin 2015. Ajo është shfaqur në xhami në Dubai dhe nga aty ka përcjellë mesazhe të ndryshme, duke cituar se është mirë të kalosh jetën ashtu siç e ndjen.

Qerreti nga buja e madhe meditaike në lidhje me zhveshjet e saj të herë pas hershme, tanimë shfaqet e mbuluar me ferexhe duke u lutur për 2015.

Kanë qenë të menjëhershme reagimet e fansave, të cilët kanë komentuar në lidhje me veshjen e saj, duke u shprehur se ngjan akoma më mirë e mbuluar se sa e zhveshur.
Në fotot e saj të realizuara në xhami ajo është shprehur se ndihet super e lumtur dhe ka përshëndetur veçanërisht të gjithë myslimanët.

Nga Emilda Mushketa