Bogie_Style_Runway_Albania

Bogie Timeless Style

Të gjithë kemi parë dhe admiruar Humphrey Bogart në filmin “Casablanca” të veshur me një kostum ngjyrë akulli të qepur posaçërisht për rolin e tij. Ishte moment kur ai u kthye në një figurë të pa rezistueshme dhe të pa arritshme jo vetëm në sytë e Ingrid Bergman me ato veshje aq klasike dhe me atë cigare në gojë që la gojë hapur mijëra fanse të tij para ekranit, por u bë edhe ikona e stilit për atë 10 vjeçar dhe për ca kohë më pas. Look-u i tij shënoi shumë për epokën kinematografike të asaj kohe por jo vetëm aq sepse ca kohë më pas Godard Woody Allen e kërkoi atë si protagonist kryesor në filmat “Deri në frymën e fundit” dhe “Provo përsëri Sam”.

Pjesa tjetër e stimulit dhënë nga filmat hollivudianë mbi modën pësoi momentin e saj më të zjarrtë në vitet 1940 kur ndryshimi midis dy botëve ishte kaq i gjallë
sa edhe rrobaqepësit më të mëdhenj si Salvatore Ferragamo punonin si kostumistë për kinemanë duke prodhuar veshje për personazhet më të mirë të filmave por edhe për përfaqësuesit më të mëdhenj të shoqërisë së lartë amerikane duke i veshur me aq finesë sa edhe stilistë të ditëve të sotme marin shembull dhe e sjellin atë formë si temë kryesore të koleksioneve të tyre. Joshës nga sofistikimi dhe eleganca e këpucëve me stampime kokodrili, dosje apo çanta tërësisht të zeza, syze dielli me skelet të rafinuar dhe ora të stileve antikë të shumë viteve më parë. Sikur kërkonin një fije të përbashkët në universin e stileve të ndryshëm, një frymëzim luksoz në teatrin gjigand të modës.