Britney Spears 2

Brenda vilës së Britney Spears

Shtëpitë e personazheve të njohura, janë gjithmonë të mbuluara me një tis misteri, për publikun e zakonshëm që është gjithmonë kurjoz të shohë ku dhe si jetojnë idhujt e tyre.

Britney Spears

Mënyra e mobilimit, luksi në aksesorë, shija e tyre e pasqyruar në gjithçka dhe pamja përrallore, janë për shumë prej nesh, elemente veçanërisht tërheqëse të cilat nuk i hasim gati asnjëherë në jetët tona të përditshme.

Britney Spears4

Shumë prej personazheve të njohur, milionat e tyre i kanë investuar në mënyrë të kujdesshme në shumë prona dhe shtëpi mahnitëse të cilave vlera u ndryshon në çmime marramëndëse pasi ato jetohen nga personazhët e famshëm.

Britney Spears 2

Një gjë të tilla ka bërë dhe Britney Spears. Këngëtarja e hiti “Oops! I Did it Again”, tashmë ka nxjerrë në shitje një prej vilave të saj marramendëse në Kalifroni.

Bëhet fjalë për rezidencës “Thous and Oaks”, të cilën ajo e ka blerë në vitin 2012, për një vlerë prej 8.9 milion dollarësh.

Britney Spears5

Shtëpia një katëshe e stilit spanjoll, ka një sipërfaqe prej 785 metrash katrorë, ndërkohë që së bashku me dy kopshtet dhe me pishinën, shkon në një truall prej 5667 metrash katror.

Britney spears3

Vila është e mobiluar me një stil modern, ku të bie në sy përdorimi i ngjyrave të bardha.

Nga Aida Budo