britney-spears

Britney Spears, Pushime Me Familjen

Ylli i popit ndodhet në Hawai me fëmijët Sean Preston dhe Jayden James, gjithashtu dhe me të fejuarin e saj David Lucado. Momentalisht ajo po qëndron në resortin Disney di Aulani.Një periudhë pushimesh kjo për Britney-n mes koncertesh të pafundme nëpër Amerikë dhe Europë, që në njëfarë mënyre mund të quhet rikthim në shtëpi midis familjes së saj.
Me David, i fejuari i saj prej një viti, ka rigjetur buzëqeshjen e humbur prej vitesh dhe kohët e errëta për Britney kanë mbetur thjesht një kujtim i keq.
“Jam e dashuruar” ishte shprehur ajo para pak ditësh, “më pëlqen fakti që ai është kokëfortë dhe i vendosur, është një mashkull i thjeshtë, e adhuroj” shton ajo në një intervistë radiofonike.
Ashtu siç shihet në foto, ajo sëbashku me familjen e saj po i shijon këto pushime më shumë se kurrë. Pushime të mbara Britney!!