callmat2

Çallmat, trend i verë 2014

Koka sa më e mbuluar është trendi i kësaj vere propozuar nga stilistët më të mirë të cilët nuk e kanë kursyer këtë aksesor në sfilatat e tyre duke e bërë më trend se çfardolloj aksesori tjetër.

Nga Lady Gaga, tek Jennifer Lopez, Eva Mendes, Kate Moss, Salma Hayek apo Chloe Sevigny, të gjitha janë infektuar nga forma çallmë, që mbulon pjesën më të madhe të kokës dhe janë shfaqur me çallmë në fotot e tyre të përditshme që ndajnë me fansajt në rrjetet sociale.

Pavarësisht shprehjes klasike, flokët janë gjysma e bukurisë, ndonjëherë është krejt e kundërta, ku më mirë t’i kesh mbuluar sesa të jenë të çrregullta dhe pa formë.

Prandaj është mirë të pajtoheni me tendencën e kësaj vere, ku një shall sipër kokës ju bën me ekzotike seç e kishit menduar.

Nga Emilda Mushketa