canta3

Çantat që bëjnë të çmenden mijëra femra

Aksesori i cili bën femrat të dashurohen me shikim të parë dhe vështirë të ndahen prej tyre. Çantat, të parezistueshme, me ngjyra, design të ndryshme, rikthim i viteve 60, apo nga ato më të kushtueshmet punuar me lëkurë krokodili dhe pitone origjinal djegur në ngjyra të larmishme. Një modë e re është dhe ajo e motiveve vintage në çantat e këtij sezoni propozuar nga stilistët.

Braccialini sjell këtë vjeshtë-dimër vitet 60 printuar apo ngjitur mbi lëkurën e çantave sidomos në linjën “Tua” ku kemi parë taksitë angleze, gabinat klasike të telefonit dhe aksesorë femrash ngjitur në anën e parme të çantave. Një tjetër markë që ka tërhequr vëmëndjen e femrave është dhe Cuoieria, lëkurë e fortë me ngjyrat e tokës që janë tonalitetet bazë të këtij sezoni, ngjyrë mjalti, kafe e errët apo banane e pjekur punuar me stil floreal mbi lëkurën e importuar nga Maroku ku prodhohet në gropat e Fes që njihet si shtëpia e lëkurave më të kushtueshme.

Lëkurë kaprodhi kryesisht për markën Cuoieria e cila me pas punon me djegie lulet mbi çantat që shihen në foto. Të lehta për kombinime pasi duke mbartur ngjyrat e sezonit propozuar nga shtëpitë e modës ato kombinohen lehtësisht me rripa apo këpucë të të njëjtës ngjyrë, doreza apo dhe portofolët e të njëjtave marka si Braccialini apo Cuoieria.

Të lumtur që tashmë këto aksesorë gjënden edhe në Shqipëri, ne duam t’ju ndihmojmë duke ju informuar që një nga dyqanet më të mirë “Bottega Fiorentina” me qëndër në lagjen nr.3, në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit (pranë ish hetuesisë) ka sjellë gjithçka nga linjat e fundit të këtyre markave. Mos nguroni ti shtoni garderobës suaj luksin që dhurojnë Braccialini dhe Cuoieria.
Nga Stela Tahiri