runway_albania (4)

Çdo sandale ka shkelqimin e saj

Taka të holla të larta, me ose pa plato, ortopedike me design të ndryshëm… Të gjitha me këmbë të zbuluara, të kuruara, të idratuara dhe gishta të lyera me plot ngjyra, për një verë me shkëllqim rrezëllues. Nëse nëpër sfilatat e ndryshme të sezonit Spring / Summer 2014 në ato të Milanos, Paris, New York dhe shumë vëndeve të tjera, pamë prezencën e ngjyrave të ndryshme në këpucë dhe çanta, përse mos ti shohim ngjyrat dhe në këmbët tona? Trendi sezonal imponon ngjyrat pastel, nuancat akrilike dhe aplikacione të ndryshme që, me ndihmën e “aksesorit” më të bukur e më të dashur për femrën së bashku me të kuqin e buzëve, do ti japi një kthesë shumë të bukur look-ut tuaj veror në këto ditë të nxehta vere.

Këshilla jonë për ju është që të meret ngjyra që predominon në sandalen tuaj, ose për të gjitha ato vajza që duan të bëjnë diferenën, të përdorin një ngjyrë krejt të kundërt nga ngjyra predominuese në sandalen e tyre. Ja sugjerimet tona mbi kombinimet e mundëshme të këpucëve më të bukura të sezonit me ngjyrat e manikyreve më në mode për momentin, ku sot më shumë se kurrë janë protagonistet e gardarobave më trendy. Marc Jacobs, Chanel, Dior, Mac Cosmetics, L’Oreal Paris dhe shumë të tjerë…

Nuk mungon asnjë në apelin tonë, për të shoqëruar sandalet ortopedike statujë të stilit Dolce & Gabbana, takat e holla Blumarine ose plateau super të larta Vivienne Westwood dhe shumë të tjerë. Rrugë të lirë kombinimeve, nga e kuqe me pika, ngjyrë antracidi, tek më klasikët si roza e ndezur me portokalli, vjollcë, koral dhe floriri me të zezën, apo ato në setet me shkëlqim metalik apo roz. Me fjalë të shkurtëra sa më shumë të kesh aq më shumë vë!