10_vjetori_digitalb

Ceremonia festive, 10 vjet me Digitalb

Digitalb, platforma e të gjithë shqiptarëve festoi në një mbrëmje gala 10-vjetorin e krijimit të saj. Të ftuar drejtues e punonjës të Top Medias dhe mediave të tjera, bashkëpunëtorë, politikanë, personalitete të artit e të sportit.

10_vjetori_digitalb

“Më 15 korrik në këtë ditë me fat për fat nisi epoka e dixhitalizimit të të gjithë Shqipërisë, jo e vetëm e Digitalb. Shqipëria ishte vendi i fundit në kontinent dhe rajon nëse do të duhej të priste në radhë siç presim sot anëtarësimin. Këtë e zgjidhëm këtë e zgjidhi Tani! Ai parakaloi me makinën e tij të shpejtë jo vetëm vendet e rajonit, por edhe ato të Europës. Parakalim në rrugët e prishura dhe me gropa të Shqipërisë. Tashmë makina ishte ndezur, zhurma filloi të dëgjohej! Ne nuk kishim asnjë alternativë tjetër vetëm të ishim në bord me të. Ai nuk është me ne, por makina e tij është e dizenjuar të thyejë çdo limit të kohës. Tani na dha makinën, ne na ngelet ta ngasim atë! Ne sot transmetojmë rreth 14 mijë orë programe të reja në vit, mbi 2 mijë orë programe dhe ndeshje sportive në Shqipëri dhe Kosovë dhe mbi 5 mijë spote televizive. Nuk po i shumëzoj me dhjetë. Besojmë që ja kemi dalë që kudo që ka një Digitalb ka një copë Shqipërie. Qindra-mijëra copa Shqipëri në Europë dhe kudo në botë. Kur ne themi platforma e të gjithë shqiptarëve, ajo ka ndodhur! Ne i kemi shtuar katër elementëve të jetës, edhe atë të pestin, shpirtin”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Digitalb, Alban Jaho.

luana

“Falenderimi i veçantë sot shkon për Tanin që bëri të mundur që ne sot të festojmë 10-vjetorin e Digitalb. Nuk do të harroj pa përmendur dhe pa thënë një falenderim tepër të veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, që e kanë bërë pjesë të familjes së tyre Digitalb”, u shpreh Vjollca Hoxha, Presidente e Top Media-s.

10_vjetori_digitalb

“Digitalb ka pasur dhe ka një rol shumë të rëndësishëm për të bashkuar të gjithë shqiptarët kudo ku janë në të gjithë botën. Kjo është një meritë e madhe, një kontribut i madh dhe i jashtëzakonshëm dhe unë do të shprehja mirënjohjen të veçantë për këtë kontribut që ju keni dhënë duke qenë të parët në këtë fushë dhe duke treguar një lidership të shkëlqyer”, tha Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit.

lori_hoxha

“Gjithmonë më duket e padrejtë që ne të gjithë jemi këtu dhe mungon ai që e krijoi këtë vepër të madhe, duke sfiduar të gjithë kontekstin në të cilin kjo vepër u krijuar. Përtej të gjithave, Digitalb ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në faktin që sot shqiptarët flasin shqip dhe kuptohen shqip. Nuk me harrohet në Preshevë kur një burrë me tha që kur filluam të shihnim televizor nuk kuptonim as lajmet, pastaj fëmijët fillojnë të na shpjegojnë humorin e Portokallisë. Sot, tha, kuptojmë çdo gjë përveç Portokallisë, tha, dhe për të kuptuar atë kemi nevojë për fëmijët që kuptojnë çdo gjë nga Digitalb-i”, tha Kryeministri Edi Rama.

vjollca_hoxha

“Teksa po hyja në Pallatin e Brigadave të them të drejtën në një moment u xhelozova sepse thashë që në këtë ambient kaq të bukur, askujt nuk i ka shkuar në mendje më përpara që të organizojë një ceremoni jashtë. Kjo tregon që risitë duhet të vijnë prapë nga Digitalb dhe Top Channel, gjë për të cilën, kushdo nuk ndjehet mirë i mbetet vetëm përballojë xhelozinë dhe asgjë tjetër. Unë jam e bindur që ju i keni bërë, duan apo nuk duan, ju kanë dashur apo s’ju kanë dashur gjithmonë, i keni bërë të gjithë shqiptarët që të jenë me ju”, deklaroi Majlinda Bregu, deputete e PD.

aleksander_frengaj

Gjatë mbrëmjes u shfaq një dokumentar i shkurtër mbi historikun e krijimit dhe zhvillimit të Digitalb përgjatë 10 viteve, versioni i gjatë i të cilit do të shfaqet së shpejti në kanalet e Digitalb gjatë të gjithë muajit qershor.

Një këngë të re i ka dedikuar Digitalb të gjithë publikut shqiptar, abonent të kësaj platforme, ajo titullohet: “Je ti!”.

10_vjet_digitalb

Drejtori i Programacionit, Agim Poçari shpërndau në emër të kompanisë pesë çmime për bashkëpunëtorët ndër vite.

Mbrëmja vazhdoi me një koncert me këngë tradicionale vendase e moderne, perfomanca në violinë nga Olen Çezari dhe familja Qerimaj, këngëtare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, duke mbledhur së bashku kështu edhe brenda një nate përfaqësues të shqiptarëve të të gjitha trevave, një politikë editoriale kjo e Digitalb për të promovuar vlerat kombëtare, që e ka nisur nga krijimi më 15 korrik të vitit 2004.

ermal_mamaqi

 

10_vjetori_digitalb