Channel

Channel mahnit të gjithë në Paris Fashion Week

Në Paris është prezantuar koleksioni i firmës së njohur Channel dhe ajo që bëri përshtypje ishte fakti që marka e famshme kishte realizuar për vitin 2016, një koleksion ekologjik.

Channel

Që nga skenografia e sfilatës, e deri tek fustanet që për dekorim, kishin elementë ekologjikë si ashklat e drurit të cilat mahnitën gjithë të ftuarit. Skena ishte e rrethuar me bar dhe modelet hynin në pasarelë nga një ndërtesë gjigande prej druri, e kufizuar nga pemët.

Stilisti Karl Lagerfeld kishte organizuar gjithçka në mënyrë që kjo sfilatë të dukej përrallore dhe të ftuarit nuk mund t’i hiqnin sytë nga skena e më pas nga modelet që pushtuan pasarelën.

Ai theksoi si gjithmonë, edhe në këtë koleksion rëndësinë e një siluete, ndërsa sfilata filloi me ngjyrat e tokës, për të kaluar më pas tek ngjyrat e errëta dhe në fund tek motivet e përzierja e tyre. Në koleksion nuk mungoi bezha, për të cilën Channel thotë që është mbretëresha e kësaj ngjyre. Në këtë linjë veshjesh ishin prezente mëngët e fryra tek bluzat, xhaketat dhe dekolteja e mbyllur, pa harruar fundet laps.

Nga Aida Budo