rritja e flokut

Cilat janë 8 ushqimet që ndihmojnë rritjen e flokut

Ushqimet kanë ndikim të rëndësishëm në rritjen dhe rigjenerimin e flokut tonë. Ka një sërë ushqimesh që përmbajnë vitamina që forcojnë dhe stimulojnë rritjen e tyre. “Hardvard” dhe shkolla e mjekësisë “Yale” propozojnë një listë të produkteve, që nëse i bëni pjesë të menusë tuaj, do t’ju ndihmojnë të keni flokë më të gjatë dhe më të shëndetshëm.

rritja e flokut
1. Salmoni
Ky lloj peshku është i pajisur me vitaminën më të mirë për flokun, vitaminën D dhe proteina, por gjithashtu përmban acidin yndyror Omega – 3, që ndihmon në rritjen e flokut.

2. Speca të verdha
Specat e verdha përmbajnë rreth 5 herë më shumë vitamin C se portokallet. Vitamina C është një antioksidant që forcon flokun.

3. Midhjet
Midhjet janë të pasura me zink. Zinku i bën flokët e fortë dhe pengon rënien e tyre.

4. Patatet e ëmbla
Përmbajnë vitaminë A, që luan rol kryesor në shëndetin e skalpit të kokës dhe ka ndikim në zgjatjen e flokut.

5. Vezët
Vezët përmbajnë Omega – 3 dhe Biotin, që stimulojnë zgjatjen e flokëve. Por nëse kërkoni flokë të gjatë dhe të bukur duhet të konsumoni më shumë të verdhën e vezës.

6. Farat e lulediellit
Farat e lulediellit kanë vitaminë E, që shton qarkullimin e gjakut tek skalpi dhe kjo shpejton rritjen e flokëve.

7. Avokado
Është i pajisur me acide yndyrore dhe kur përdoret në flokë apo në sklap shton kolagjenin, i cili ushqen rrënjën e si pasojë floku do të rritet.

8. Bajamet
Këto fruta të thata kanë në brendësi Biotin, që kontribon në rritjen dhe dendësinë e flokut.

Nga Aida Budo