ciljeta

Çiljeta me një dekolte shpërthyese

Këngëtarja seksi e skenës shqiptare Çiljeta Xhilaga vazhdon të mbajë statusin e mamasë më seksi të femrave të showbiz. Këtë Çiljeta na e vërteton çdo ditë në rrjetin social Instagram, ku edhe pse mama e një djali format e saj nuk kanë pësuar asnjë ndryshim nga ajo Çiljeta adoleshente që pushtoi skenat dhe ekranet shqiptare para shumë viteve, përkundrazi vazhdon të ketë forma perfekte, prandaj dhe Çili nuk heq dorë nga dekolteja e saj mahnitëse dhe e përmasave për tu pasur zili.

E pranishme në ditëlindjen e shoqes së saj më të mirë, Çiljeta ka postuar disa foto në rrjetin social “Facebook” dhe “Instagram”, ku bie në sy dekloteja e saj shpërthyese, e cila tërhoqi vëmendjen e gjithë fansave të saj të cilët vërshuan me komente dhe komplimenta nga më të rrallët për këngëtaren.
Nga Amela Muça