ciljeta

Çiljeta Xhilaga në superformë

Çiljeta edhe pse tashmë është bërë nënë ka arritur ta rikthejë trupin në top formë më mirë se kurrë dhe kjo falë kujdesit të vazhdueshëm që tregon ndaj vetes duke frekuentuar palestrën. Në disa foto të postuara në rrjetin e saj social Facebook apo Instagram, Xhilaga shprehet se ndihet perfekt duke marrë komente pozitive nga admiruesit që e ndjekin në çdo hap që hedh dhe që admirojnë format e përkryera që ajo ka arritur.

Këngëtarja përveçse në top formë është edhe një nënë shembullore, pasi nuk ndahet asnjë moment nga djali i saj Fernando. Për të ai është më i rëndësishmi në jetë ndaj çdo moment ajo preferon që ta ndajë bashkë me të dhe kjo duket qartë pasi shumica e fotove që ajo ndan me fansat e saj, janë foto ku ajo shfaqet sëbashku me Fernandon. Përsa i përket projekteve muzikore duket se Çiljeta i ka lënë pak pas dore për të patur një rikthim të bujshëm në skenë në momentin që ajo do e shohë më të përshtatshëm.

Nga Amela Muça