christiano ronaldo

Cristiano Ronaldo, skena përvëluese me supermodelen

Ylli portugez i Real Madridit ka qenë duke shijuar pushimet e shfrenuara që pas finales së “Euro 2016”, ku triumfoi me kombëtaren luzitane ndaj Francës. Ka kaluar nga njëri bregdet në tjetrin, nga një vend në tjetrin, por edhe nga njëra modele bukuroshe në tjetrën.

christiano ronaldo

Së fundi, CR7 është fotografuar nga paparacët duke u puthur me modelen mahnitëse, Cassandre Davis, në Miami. 31-vjeçari thuhet se është parë shumë afër, në një raport personal, në një shezlong, me modelen bombastike.

Në fotot e siguruara nga “TMZ”, çifti seksi shndrit në prani të njëri-tjetrit. Superstari i futbollit shihet duke i dhuruar një puthje të butë mbi ballë bjondes, ndërsa të dy janë të relaksuar nga uji. Më vonë, lojtari portugez arriti në restorant “Seaspice”, bashkë me bukuroshen e nxehtë, Cassandre. Cristiano zgjodhi një vend romantik, pasi u vendos të drekojë në tarracën e sipërme, me pamje nga horizonti i Miami-t.

Përtej bukurisë së saj mbresëlënëse, zonjusha e re në jetën e Ronaldos ka një master në biznes, të marrë në Universitetin e Floridës, dhe aktualisht punon në fushën e marketingut. Pavarësisht shfaqjes së tyre publike të dashurisë, është e panjohur se si palët janë takuar dhe se çfarë statusi aktual ka marrëdhënia. Fotografitë e dyshes së lagësht vijnë pasi Ronaldo është parë i varur me aktoren meksikane, Eiza Gonzalez, të mërkurën.

Ndërkohë, sulmuesi 31-vjeçar është parë mjaft i zbavitur në shoqërinë e një bukurosheje bjonde në Ibiza, në një klub nate, gjatë pushimeve në Spanjë. Një Don Zhuan i vërtetë, i papërmbajtshëm, si në fushën e blertë…

Nga Aida Budo