dafina zeqiri

Dafina Zeqirit i bllokohet videoklipi për borxhe

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri është përballur me një incident vetëm pak ditë pas publikimit të videoklipit më të ri i cili nisi të bënte shumë bujë. Nuk ka kaluar as një javë nga publikimi i këngës “Ndjenjë tjetër”, një baladë mjaft e bukur dhe një videoklip që u vlerësua si ndër më të arrirët e viteve të fundit, por e kaluara problematike e këngëtares me ish-menaxherin Besfort Hasanaj, është rikthyer sërish në një problem madje goxha të madh.

Nëse klikon në kanalin muzikor “You Tube”, kënga e Dafinës nuk dëgjohet as në versionin audio, madje ekziston një version ku shkruhet “Paguaj borxhin”. Pritet me kuriozitet reagimi i këngëtares për këtë incident dhe se si do të veprojë për të zhbllokuar videoklipin në mënyrë që fansat e saj ta dëgjojnë sa herë të duan këngën e sapo publikuar nga këngëtarja kosovare.