david_beckham

David Beckham, stilist për H&M

Beckham ka nisur të shijojë faktin e të qënit edhe stilist përveçse model për fushatat publicitare të produkteve intimo dhe rrobabanjo të markave të ndryshme. Një stilist në familje me sa duket nuk mjaftonte dhe ja tek shtohet një tjetër. David ka punuar shumë për linjën e re të rrobabanjove për markën H&M të këtij sezoni veror që do të mbajë dhe firmën e futbollistit i cili po angazhohet mjaftueshëm në këtë profesion të ri.

Imazhi më i mirë për këtë markë nuk mund të ishte askush tjetër më mirë se ai vetë, i cili prej disa vitesh tashmë na tregon fizikun e tij në fushata të ndryshme ku e kemi parë gjithmonë të zhveshur. Bashkëpunimi me H&M ka me shumë se 3 vite që zgjat dhe ketë vit për herë të parë zgjerohet edhe në rrobabanjo. Koleksioni i firmosur David Beckham i cili pritet të dalë në 3 versione, stlip, boxer dhe bermuda, do të dalë për shitje në të gjithë dyqanet H&M në muajin maj, ku ai vetë do jetë në Milano për prezantimin e kësaj linje shoqeruar nga bashkëshortja Victoria Beckham.

Qëndrimi i tyre në Milano do të zgjasë disa ditë pasi ajo ka vendosur të sjellë krijimet e saj dhe është në kërkim të vendit ideal për të hapur dyqanin me veshjet krijuar nga ajo vetë në qëndër të Milanos. Të dy bashkë tashmë përfshirë në industrinë e modës premtojnë shumë dhe nuk do na bënte çudi sikur bashkimi i të dyve në një markë të vetme të shndërronte familjen Beckham në një industri të mirfilltë dhe premtuese për vitet që vijnë.