limona

Dieta e limonit, te humbesh peshe dhe te pastrosh trupin ne 3 dite

Vetitë e limonit janë vërtetë të shumta, ashtu sikundër edhe përdorimi i tij, pasi cilësohet shumë i mirë për shëndetin.
Dieta me në bazë limonin ndihmon për të pastruar organizmin dhe për të na bërë të ndihemi më të lehtë në vetëm tre ditë.

limona

Këshilla më e mirë është që t’a nisni ditën duke pirë nj gotë ujë me limon esëll dhe gjysmë ore më vonë hani mëngjes.
Idealja do të ishte me fruta si luleshtrydhe, qershi dhe 5 kokrra bajame. Mes mëngjesit dhe drekës duhet të pini një lëng molle ose një banane.
Në drekë konsumoni një pjatë me bishtaja, siç mund të jenë fasulet, thjerrëzat, barbunjat etj., të shoqëruara me pak vaj ulliri dhe limon ose supë perimesh me një fetë buke integrale.
Mes drekës dhe darkës gjatë pasdites këshillohen dy biskota me tërshërë ose pak perime me lëng limoni.
Në darkë mund të hani peshk zgare të shoqëruar me lëng limoni dhe perime të ziera, ose mish të bardhë pule, të shoqëruar me pak vaj ulliri dhe limon.
Perpara se të flini pini një limonatë të ngrohtë.
Duke e ndjekur për tre ditë një regjim të tillë do të arrini jo vetëm të shfryheni dhe të humbni peshë, por edhe të pastroni organizmin nga toksina si dhe të forconi sistemin imunitar.

Nga Valbona Hasa