diete mesdhetare

Dieta mesdhetare

Dieta mesdhetare është një mënyrë e mirë për të trajtuar obezitetin, si dhe reduktimin e kalorive. Në një artikull të publikuar në “Postgraduate Medical Journal” (PMJ), mjekët thonë se dieta mesdhetare ndihmon për të mbajtur larg rrezikun e sulmeve në zemër dhe tru. Veç të tjerash, mjekët theksojnë se kjo dietë është më e mirë se dietat e tjera, për humbje peshe dhe për një trup më të qendrueshëm.

Editoriali PMJ argumenton se fokusi në konsumin ushqimor është zgjedhja më e mirë që mund të bëjmë, por nga ana tjetër thekson se përplasja e dietave nuk është aspak e këshillueshme për një jetë të shëndetshme. Ata kritikojnë industritë të cilat për humbjen e peshës këshillojnë që të anashkalojnë kaloritë, duke mos sugjeruar konsumin e “ushqimeve të mira”. Dieta mesdhetare përfshin fruta, perime, arra dhe vaj ulliri, e cila siç përmendëm zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër dhe tru. Madje mjekët thonë se në rast sulmi në zemër, kjo dietë është tre herë më efektive në reduktimin e vdekjeve, si dhe marrjen e kolesterolit, duke ulur disi dhe përdorimin e ilaçeve.

Nga Emilda Mushketa