dieta nordike

Dieta nordike, çelësi për të humbur peshë

Në vend të dietave tekanjoze, të cilat “pretendohet” se të bëjnë të humbasësh peshë, një studim i ri thotë se duhet provuar vetëm dieta nordike. Shkencëtarët në Universitetin e Kopenhagenit kanë kërkuar këshilla për menutë dhe receta nga restorantet më të mira në botë, pikërisht për të parë se sa aplikohej kjo mënyrë e të ushqyerit. Mënyra se si mund të humbisni peshë me dietën nordike, është se ajo nuk mbart rregulla, as nuk ka për qëllim të ndalojë ushqime për konsum, por ka për synim mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit.

Dieta nordike e cila kohet e fundit po sfidon ate mesdhetare, është e njohur në mbarë botën si një armë e fuqishme për parandalimin e sëmundjeve të rënda të zemrës, si dhe për reduktimin e inflamacionit kronik. Pjesë e studimit u bënë 181 burra dhe gra obezë. Të gjithëve ju kërkua të zgjidhni një dietë të caktuar dhe ta mbanin atë për 6 muaj. 68 prej tyre zgjodhën një dietë të zakonshme e të pa studiuar mirë, pjesa tjetër zgjodhi dietën nordike. Pas 6 muajsh personat që mbajtën dietën nordike kishin mundësinë e konsumit të çdo ushqimi, mund ta përballonin atë dhe nuk kishin shqetësime shëndetësore, por organizimi i tyre ishtë përmirësuar. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për 68 personat që mbajtën një dietë çfarëdo. Ata nuk konsumonin dot çfardolloj ushqimi, sepse nuk ja u pranonte organizmi. Ata kishin rënë në peshë por organizimi i tyre nuk ishte i shëndetshëm. Kjo është një nga arsyet se përse specialistët e ushqimit dhe dietologët rekomandojnë mbajtjen e dietave të shëndetshme. Dieta nordike ka të bëjë me konsumimin e ushqimeve të shëndetshme si drithërat, zarzavatet, pordhimet e detit, kosumimi jo i tepruar i mishit dhe përdorimi i vajit extravirgin.
Nga Amela Muca