Dmitry_Rybolovlev

Divorci më i kripur i të gjithë kohërave

Oligarku rus, Dmitry Rybolovlev, pritet që të humbasë gjysmën e pasurisë së tij, pasi është urdhëruar t’i paguajë ish-gruas së tij Elena Rybolovleva 4,5 miliardë dollarë pas një grindjeje që çoi çiftin drejt divorcit, por një divorc tepër të kripur, konsideruar si më i shtrenjti në histori! Avokati mbrojtës i Elena Rybolovleva, Marc Bonnant, tha se urdhri nga një gjykatë e Gjenevës ishte i paprecedent, dhe “ky gjykim rekord është një fitore e jashtëzakonshme”.

Dmitry_Rybolovlev

Gjithsesi, zëdhënësi i Rybolovlev, Sergey Chernitsyn, tha se divorci ishte ende një “fitore” për oligarkun. Çifti ka pasur një konflikt prej 6 vitesh, që pasi Elena Rybolovlev, e shoqja e oligarkut prej 23 vitesh, bëri kërkesën për divorc. Pasuria totale e Rybolovlev përllogaritet të jetë në 8.8 miliardë dollarë, sipas listës së miliarderëve të Forbes-it, për vitin 2014. Shumicën e parave të tij ai e bëri nga shitja e aksioneve që zotëronte në kompaninë e plehut të kaliumit në 2010-n. Rybolovlev njihet gjithashtu edhe si pronari i klubit të futbollit të Monaco-s, ekipi i principatës së Monaco-s që militon në kampionatin francez, Ligue 1. Rybolovlev zuri titujt kryesorë të mediave, kur bleu resortin turistik “Palm Beach Maison de L’Amitie” nga Donald Trump, në vitin 2008, për vlerën e 95 milionë dollarëve. Ndërsa në vitin 2012, vajza e tij 21-vjeçare Ekaterina bleu apartamentin më të shtrenjtë të Manhattan-it, në Central Park West, me vlerë prej 88 milionë dollarësh.