domate

Domatet parandalojnë kancerin në gji

Ka ardhur koha që gratë duhet të konsumojnë më shumë domate, për të parandaluar kancerin e gjirit. Nëse e bëni këtë gjë në mënyrë të përhershme, jo vetëm që po mbani trupin në formë por njëkohësisht ulni rrezikun e kancerit që është përhapur më shumicë edhe në shqipëri. Kjo falë likopenës, një substancë antioksiduese e cila gjendet me sasi të mëdha tek domatet.

Ato përmirësojnë metabolizmin e yndyrave dhe sheqerit. Është shkencërisht e vërtetuar se mbipesha dhe obeziteti rrisin rrezikun e zhvillimit të kësaj patologjie, ndaj marrja e likopenës nëpërmjet domates, kontribuon në prodhimin e një hormoni i cili kontrollon peshën dhe metabolizmin e sheqerit dhe yndyrave ne gjak. Kjo bën që kjo substancë të jetë tepër e rëndësishëm në uljen e rrezikut nga kanceri i gjirit.

Nga Klodiana Hasani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *