drini_zeqo

Drini Zeqo, 14 vjet televizion

1.Si nis një ditë e zakonshme për Drinin?
Nis me leximin e gazetave, me informimin mbi ngjarjet e ditës, me takimet e punës dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me organizimin e ditës. Ka ditë që janë shumë të ngarkuara dhe që ndonjëherë i zhvendosin angazhimet e planifikuara.

2.Cilat janë impenjimet e Drinit momentalisht?
Aktualisht jam i angazhuar tek puna ime si gazetar dhe moderator i edicionit qëndror të orës 20.00 në Ora news. Përveç kësaj po mbaroj edhe studimet e një fakulteti të dytë veç atij të gazetarisë.

drini_zeqo

3.Talenti, pamja e jashtme, zotësia…Virtyte të cilat kujt ia atribuon Drini?
Janë tre elemente të ndryshëm. Talenti është i lindur, por duhet shumë vullnet dhe punë për të ruajtur parametrat me të cilat puna bëhet më e lehtë dhe më e vlerësuar. Për sa i përket pamjes së jashtme është diçka që nuk e kemi në dorë ne, është e rëndësishme të bashkëjetojmë me pamjen që kemi dhe të kujdesemi për të.

4.Drini një djalë i vogël më pas një adoleshent dhe tani një i rritur…Cilat janë ndryshimet që ka pësuar në kohë?
Jam më i pjekur me kalimin e viteve. Më i qartë në objektivat që dua të arrij. Me më shumë eksperienca dhe përvojë për të përballuar sfidat e punës si gazetar.

5.Cilat janë mënyrat që kujdeseni për të mbajtur një fizik të mirë?
Sporti dhe ushqimi i shëndetshëm.

6.Në cilën moshë televizioni u kthye në profesion për ju dhe si ndodhi kjo?
Në moshën 20 vjeçare, 14 vjet më parë pak a shumë. Atëherë nisa studimet për gazetari dhe punën në televizion.

7.Jeta profesionale a ndikon ndjeshëm në jetën e një artisti?
Nuk ndikon drejtëpërdrejtë, por edhe të ndara nuk mund të ecin. Duhet të gjesh një të mesme që ti kombinosh me njëra tjetrën. Këtë e gjykojnë ata që të ndjekin.

8.Reaksioni kimik që ndodh në përballjen e një gazetari si ju me një pseudo personazh?
Nuk ka ndonjë reagim të veçantë përveç atij që ka të bëjë me një marrëdhënie profesionale.

9.Kush është 24 orë me Drinin?
Ka shumë njerëz që janë me mua. Jam një njeri me shumë miq dhe energji. Jam i rrethuar nga shumë personazhë me të cilët më bashkon puna por edhe interesat. Familja është pjesa më e rëndësishme.

drini_zeqo_runway

10.Çdo të thotë për një mashkull në karrierë t’i përkushtohet vetes? Kur dhe si ndodh kjo?
Nëse do ta bësh këtë, e gjen gjithmonë kohën. Kujdesi për veten është kulturë dhe jo mundësi.

11.Si e shikon Drini veten pas 10 vitesh?
Nuk bëj plane kaq afatgjate. Jam i hapur për dimensione të reja në punën time e kështu që parashikimi nuk është fort i lehtë.

12.Miqësia mes llojit, në këtë rast mes profesionit, funksionon apo ambicia i vret ato?
Për mua ka funksionuar gjithmonë dhe nuk shoh arsye pse të mos funksionojë. Ne jemi ata që jemi më miq, brenda llojit ose jo.

13.Jeta sentimentale e Drinit në tre fjalë?
Shumë e lumtur.

14.Çfar ke bërë mbrëmë?
Asgjë të jashtëzakonshme.

15.Si fle Drini?
Fle shumë rehatshëm, gjumi është gjysma e një jete të shëndetshme.

drini_zeqo_runway_albania

16.Dhurata e fundit që ke bërë?
Nuk e mbaj mënd, mbase lule.

17.Libri që ke mbi komedinë aktualisht dhe raporti me librat?
Kam shumë libra, lexoj disa njëkohësisht.

18.Filmi i preferuar i Drinit?
Nuk kam një, janë shumë. Kinemaja është një nga hapësirat për të flirtuar me realitetin.

19.A beson në zot?
Po besoj.

20.Cilat janë planet për të ardhmen e Drinit?
Planet janë shumë, disa nuk mund ti zbuloj të tjerë mbase nuk ka interes ti ndaj me ju pasi janë personale. Por mbi të gjitha në plan kam ti qëndroj pranë njerëzve që më duan dhe i dua. Jeta është e shkurtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *