drita e dhomes se gjumit

Drita e gjumit ndikon tek kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit të femrave është shkaktar i 14% të vdekjeve në shkallë botërore nga familja e sëmundjeve kancerogjene, ose rreth 450 mijë raste në një vit. Ndërkohë, që niveli i prekshmërisë për të njëjtën periudhë, aktualisht, llogaritet në mbi 1.5 milionë gra. Por një studim amerikan i botuar në revistën e Shoqatës së Kancerit zbuloi se mbajtja ndezur e një drite, qoftë edhe me intensitet të ulët gjatë natës përkEqëson sëmundjen. Sipas mjekëve drita ndikon tek efektiviteti i medikamentit Tamoksifen që përdoret gjerësisht në luftën ndaj këtij lloj kanceri.

Ekzaminimet u kryen tek kaviet dhe dhanë rezultate interesante në këtë drejtim, por ende nuk janë kryer te njerëzit. Kështu, intensiteti i dritës së prodhuar nga një llampë e zakonshme rruge, preku mjaftueshëm hormonet e gjumit – melatonina, të cilat ndikuan negativisht në qelizat e prekura nga kanceri, që nga ana e tyre shfaqën rezistencë të shtuar ndaj medikamentit. Eksperimenti konsistoi në dy grupe minjsh, njëri prej të cilëve u la netëve të flinin në errësirë të plotë. Ndërsa pranë kafazit të grupit tjetër u vendosën burime drite të krahasueshme me ato të një celulari, apo tableti. Kështu, në rastin e grupit të parë, kaviet reaguan më mirë ndaj përdorimit të Tamoksifenit, pasi u ishte shtuar edhe niveli i hormoneve të gjumit. Ndërsa në rastin e dytë, minjtë shfaqën nivele të ulta të këtij hormoni dhe rrjedhimisht, kanceri shfaqi rezistencë të shtuar ndaj medikamentit.
Nga Emilda Mushketa