dean-and-dan-caten

DSQUARED, lindur në Kanada, jetuar në Londër, bërë në Itali

Binjakët Kanadez Dean dhe Dan Caten, ardhur në Itali në vitin 1994 pas shumë eksperiencave me shtëpi të ndryshme mode ndër më të famshmet, nisën të realizonin linjën e tyre të parë për femra dhe meshkuj e cila ishte hapi i parë drejt një sërë sfilatash dhe eventesh që pasuan këtë linjë të parë të destinuar të tërhiqnin vëmëndjen e të gjithëve për kombinimin e ngjyrave, stilit dhe muzikës në këto sfilata që mbanin emrin e Dsquared. Kujdesi shumë i zgjuar nga ana e binjakëve Kanadez bashkuar me punimet e rafinuara Italiane sollën bazën e filozofisë së markës Dsquared e cila mori jetë sipas një koncepti unik të elegantes, rafinitetit dhe lluksit alternativ.

dsquared_runway

Koleksionet e fundit me kohë u bënë gjithmonë e më të sofistikuara duke mbajtur atë pamje sexy dhe provokuese për femrat dhe meshkujt, gjë që vjen nga rrënjët e kësaj marke pasi ata kanë sjellë gjithmonë femra joshëse dhe meshkuj të bukur për tu parë. Motoja e stilistëve Dean dhe Dan Caten është “Lindur në Kanada, jetuar në Londër, bërë në Itali”. Koleksioni pranverë-verë 2014 solli ngjyra, elegancë pafund dhe stil të veçantë ashtu si vetëm Dsquared di të bëj me punën e tyre të mrekullueshme. Linjat e bluzave bëhet gjithmonë e më të buta dhe rrëshkasin mbi trup të përziera me ngjyrat plot dritë dhe jetë pa harruar shijen e hollë të tyre. Pantallonat vazhdojnë të jenë “fit” me shtat të shkurtër dhe jasht misure duke i bërë ato më të shkurtra deri në kavilje. Xhaketat “dopiopet” të një stili elegant dhe bërë sipas sartorisë së vjetër Italiane veshur me sandale alla franceze ose këpucë model “mokasino” të ngjyrave nga më të larmishmet dhe nga më të ndezurat.

dean-and-dan-caten

Me një look të veçantë që mund të jetë i këshillueshëm për në “red carpet” apo për festa pasanikësh nëpër yacht-e, ndryshe nga të tjerët ky është stili i Dsquared. Femra dhe mashkulli për binjakët Dean dhe Dan Caten janë gjithmonë të rinj por që nuk lë mënjanë elegancën unike të përzier me aksesorë që bëjnë dallimin dhe ngjyrat e ndezura të stinëve pranverë-verë 2014. Kjo linjë do mbahet gjatë në mëndje për ngjyrat që kemi parë mbi pasarelën e tyre të kombinuara me çantat, rripat, sandalet, kollaret, byzylykë, varëset, kapelet dhe syzet e veçanta Dsquared. Stilistët binjakë Kanadezë me dyqanet e tyre që shesin këtë markë kudo nëpër botë, premtojnë shumë për të ardhmen duke parë ecurinë e këtyre viteve të fundit. Ne do të jemi gjithmonë në resht të parë duke ndjekur sfilatat e tyre dhe sigurisht do jemi të guximshëm për të veshur gjithçka që ato propozojnë në sfilatat e koleksioneve të tyre.

dsquared

dean-and-dan-dsquared