dubai

Dubai planifikon ndërtesën më të lartë në botë

Dubai është duke planifikuar edhe një herë ndërtesën më të lartë në botë, duke tejkaluar kështu kullën Burj Khalifa, e cila do të zërë vendin e dytë të ndërtesave më të larta.

dubai
Kulla më e lartë, projekti i së cilës do të kushtojë 1 miliardë dollarë, do të jetë e pajisur me ballkone të shumta dhe me një peizazh madhështor, frymëzuar nga kopshtet mitike të Babilonisë.
Kompania “Emaar Properties”, e mbështetur nga qeveria, shpreson që kulla e re të tërheqë mjaft vizitorë.
Kreu i kompanisë, Mohamed Alabbar deklaroi se kulla do të tejkalojë gjatësinë e Burj Khalifës, e cila është e lartë 828 metra, por ai nuk ka dhënë detaje të tjera.
Projekti i ri synon të shndërrohet në simbolin e ri të Dubait, ndërsa është dizajnuar nga arkitekti me prejardhje spanjolle-zvicerane Santiago Calatrava Valls, i njohur për ekstravagancën e tij projektuese.
Objekti në formë të gjilpërës do të ketë observatorin i cili do të vendoset në vetë kulmin e ndërtesës, ndërsa hapja zyrtare planifikohet të bëhet në vitin 2020.
Ndryshe nga Burj Khalifa, Emaar, thotë se nuk do të jetë një kullë tradicionale, ajo do të përmbajë hotele, restorante, do të ketë ballkone qelqi që rrotullohen jashtë mureve të kullës, si dhe shumë gjelbërim.

Nga Aida Budo